Sondazhi/Në të gjithë Europën Lindore, NATO shihet si kërcënim vetëm në Rusi dhe në Serbi
Një sondazh i organizuar nga Gallup evidenon se në të gjitha vendet e Europës Lindore vetëm serbët dhe rusët e perceptojnë NATO-n si kërcënim. “Ndonëse edhe së fundmi presidenti amerikan Donald Trump e quajti NATO-në si të vjetëruar, njerëzit në shumë nga vendet anëtare në Europën Lindore e lidhin aleancën me mbrojtjen e vendit të tyre”, raporton Gallup.
Bosnja – Hercegovina, Bullgaria dhe Greqia janë vende që dominohen nga një prirje neutraliteti, qytetarët e të cilave nuk e shohin NATO-n as si kërcënim dhe as si mbrojtje.
Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Mal të ZI, ndërkohë që “të gjitha vendet e tjera europiano lindore e shohin NATO-n si mbrojtëse”.
Në Serbi 64% e njerëzve e shohin aleancën si kërcënim, kurse në Rusi kjo përqindje arrin në 67%. Në Kosovë përqindja e njerëzve që e shohin NATO-n si mbrojtje arrin në 90%, në Shqipëri 70%, në Poloni 62%, Lituani 57% dhe në Kroaci 52%. Në Hungari, Letoni, Çeki, Maqedoni dhe Sllovaki, njerëzit që e shohin NATO-n si mbrojtje qëndron nën 50% dhe nën 20% e shohin atë si kërcënim.
Sondazhi konfirmon se në disa vende të Europës Qendrore nuk ka entuziazëm për aleancën, ndonëse fërkimet historike me Rusinë kanë qenë jo të vogla.
http://www.b92.net/eng/news/world.php?yyyy=2017&mm=02&dd=13&nav_id=100498