Arrestohet një prej grave të dyshuara për vrasjen e vëllait të Kim Jong-un
Një grua është arrestuar si e dyshuara kryesore për vrasjen e gjysmë-vëllait të Kim Jong-un, ka deklaruar policia e Malajzisë.
Ajo u arrestua këtë të mërkurë në aeroportin e Kuala Lumpurit dhe me vete kishte një dokument udhëtimi vietnamez.
Më herët njësitë e inteligjencës së Koresë së Jugut thanë se dy gra aziatike ishin të dyshuarat kryesore për vrasjen e Kim Jong Nam i cili humbi jetën pasi u sulmua në aeroport.
Hetuesit janë në pritje të rezultateve të autopsisë së trupit të tij, ndërkohë nga të dhënat paraprake dyshohet se ai mund të jetë helmuar.
Reporti i CNN ka njoftuar se vdekja e vëllait të Kim Jong-un nuk është pasqyruar në mediat e Koresë së Veriut duke pasur parasysh ndjeshmërinë politike.
Please follow and like us: