Albspirit

Media/News/Publishing

Debati për “Velierën”, Dako flet me gjuhën e Lul Berishës 

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i akuzuar më parë për lirimin e Lulzim Berishës, ka folur sot në dëgjesën publikë për zonat e mbrojtura të Durrësit si “i mbrojtur prej tij”.

Gjergj Bojaxhi u përball me kryebashkiakun për zonat e mbrojtura A dhe B që sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile Dako i ka ndrydhur, ndryshe nga harta e miratuar me VKM në vitin 2011.

“Përgjegjësinë” për këtë shkelje ligjore Dako e pasqyron me mënyrën se si i është drejtuar Bojaxhiut gjatë përballjes: “Merri 10 metra nga zona A, t’i kam falur”. Ndërkohë Gjergj Bojaxhi i kthehet: “Nuk kemi çfarë t’i falim njëri-tjetrit se nuk është zona jonë, është zonë arkeologjike.

Gjithashtu kryebashkiaku ka pohuar se nuk është i informuar nëse kompania e kontraktuar për të kryer punimet në zonat e mbrojtura është kontraktuar nga Bashkia.

Newsbomb.al by newsbomb-al

 

Please follow and like us: