Albspirit

Media/News/Publishing

Floriana Garo mbush 30 vjeç: Jeta ime ka qene nje rrugetim i mrekullueshem

 

Floriana Garo nuk duket se ka ndonjë peng që po lë një dhjetëvjeçar moshe, për të hyrë në një tjetër.

Ajo madje e thotë hapur që sot mbush 30 vjeç, mesa duket e kënaqur për këtë rrugëtim jete. Është ende shumë e re dhe ka arritur të ndërtojë një karrierë në fushën e televizionit, kështu që ka të drejtë të jetë e lumtur. Dhe meqë gjithçka e mirë shijon më shumë kur ndahet, edhe Floriana e ka ndarë gëzimin e kësaj dite.

“Sot mbusha 30 vjec! Jeta ime ka qene nje rrugetim i mrekullueshem, me uljet dhe ngritjet e saj si cdokush tjeter, por mund te them me bindje se e kam perjetuar dhe shijuar cdo moment. Sa me shume kalon koha, aq me e ndergjegjshme behem. Faleminderit shume te gjitheve qe me jane bashkuar ne rrugetimin tim dhe me kane dhene mbeshtetje gjate viteve. Ditet e vecanta mire eshte te ndahen, ndaj edhe une po e ndaj kete dite me ju!”, ka shkruar ajo në postimin e saj.

Please follow and like us: