Juristët e Kuvendit: Alma Hiçka të shoqërohet me forcë nga policia në komisionin hetimor për CEZ
Juristët e Kuvendit të Shqipërisë kanë refuzuar kërkesën e Avokates së Shtetit Alma Hiçka dhe i kanë dhënë të drejtë deputetit demokrat Edmond Spaho për shoqërimin me forcë me polici të avokates në komisionin hetimor për CEZ që heton aferën 600 milionë Euro të qeverisë Rama.
Alma Hiçka depozitoi një kërkesë ku deklaronte se anëtarët demokratë të komisionit të drejtuar nga Edmond Spaho, ishin në konflikt interesi me të.
Pas shqyrtimit të kërkesës, sipas juristëve të Kuvendit, deputetët demokratë nuk kanë asnjë konflikt interesi me Avokaten e Shtetit Shqiptar. Sipas argumentimit të tyre, Avokati i Shtetit është post publik në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa anëtarët e komisionit janë të zgjedhur me votë.
Pretendimi i Alma Hiçkës për konflikt interesi ishte një justifikim për t’iu shmangur dëshmisë në lidhje me aferën 600 milionë Euro të CEZ me qeverinë Rama.
Nga ana tjetër, juristët i kanë dhënë të drejtë kryetarit të këtij komisioni Edmond Spaho për shoqërimin me forcës të Hiçkës në komision, si një detyrim ligjor që rrjedh nga kushtetuta, pa pasur nevojën e një vendimi të ndërmjetëm siç kanë kërkuar deputetët socialistë.

Please follow and like us: