Kim nxeh New York-un, ditën e Shën Valentinit
Shfaqja e Kim Kardashian, në ditën e Shën Valentinit, nuk mund të kalonte pa u vënë re.
Sex-Simboli u fotografua duke shëtitur rrugëve të New York-ut, të martën pasdite, nën shoqërinë e mikut të saj Simon Huck dhe një roje personal, pak para se të takohej me të dashurin e saj Kanye West.
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje të modelja me forma perfekte ishte veshja e saj.
Kim u shfaq e veshur me një fustan “blazzer”, i cili e lejonte të nxirrte në pah edhe këmbët e saj të tonifikuara, ndërkohë që mbante veshur një palë çizme të bardha.
Por Kim nuk u mjaftua me kaq, pasi ajo tërhoqi sërish vëmendjen e publikut dhe fotografëve edhe kur u shfaq duke takuar të dashurin e saj.
Këtë herë ajo ishte e veshur krejtësisht ndryshe nga hera e parë dhe qëndronte mbi taka 10 cm të larta, duke rrezikuar edhe të rrëzohej, por për fatin e saj të mirë, shoqëruesi i saj ishte shumë pranë.