Albspirit

Media/News/Publishing

Majko kundër Vasilit: ONM nuk ka ardhur këtu për të shkelur ligjet

Më 13 shkurt, ministri i Drejtësisë Petrit Vasili u çoi një letër kryeministrit, presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe ambasdorëve të SHBA dhe BE, ku ngrinte shqetësiminpër rolin e paqartë dhe ligjshmërine e bordit të ONM-së. Sipas tij, ky bord duhet të vazhdojë punën për monitorimin e Vetingut, vetëm pasi të bihet dakord mes palëve për rolin e tij.

Pas këtij lajmi, i ashpër ka qenë reagimi i deputetit të PS-së Pandeli Majko, i cili ka thënë se ONM nuk ka ardhur në Shqipëri për të shkelur ligjet.

“Ndërkombëtarët do të vijnë për të na vëzhguar ne. Nuk do të jemi ne që të vëzhgojmë ndërkombëtarët si bëjnë detyrën. ONM nuk ka ardhur këtu për të shkelur kushtetutën dhe ligjet. ONM ka ardhur për të verifikuar prokurorët dhe gjyqtarët”, tha Majko.

Please follow and like us: