Kreu i PBDNJ-së nuk mundi dot të kryente një karrierë kishtare, të bëhej prift apo murg. Në fakt, ai e ka nisur me zell të madh këtë gjë, teksa ishte përkthyes i meshave në gjuhën greke të Hirësisë së tij, Janullatos.

Qysh i ri ai shfaqet në krah të Fortlumturisë së tij Anastas, teksa mundohet të sjellë në shqip greqishten e klerikut të lartë. Shqipërimi i tij linte shumë për të dëshiruar duke patur parasysh fjalorin e varfër që përdor sot e kësaj dite Dule, gjë që rrëfen kulturë të ulët ose shumë të ulët të leximit.

 

Pikërisht, në këto kohë ai dallohet për përkushtim prej plebeu edhe si pasojë e origjinës së tij familjare. Dulet janë një familje vllehësh që u morën mëditës dhe shërbyes në Çamëri nga familjet e pasura të krahinës.

Ky përkushtim i dalluar cakton fatin e tij në politikë. Projektohet fillimisht në organizatën “Omonia” dhe pas vdekjes shumë të dyshimtë të Vasil Melos (hipoteza e helmimit nuk është sqaruar kurrë) ai merr drejtimin e PBDNJ-së. Kuptohet pa sukses, pasi një parti që plaku i urtë Melo e la me grup parlamentar, sot ka ligjvënës tek pullë, vetëm Dulen, i cili pas ca muajsh rrezikon shumë mandatin, nëse demokratët nuk e përfshijnë në listat e tyre.