Albspirit

Media/News/Publishing

Rusia i kundërpërgjigjet SHBA: Nuk e kthejmë Krimenë

Rusia ka thënë sot se nuk do t’ia rikthejë Krimenë Ukrainës, e as nuk do ta diskutojë këtë çështje me partnerët e jashtëm, pasi që Shtëpia e Bardhë kishte thënë se presidenti Donald Trump pret që gadishulli i aneksuar i Detit të Zi t’i rikthehet Ukrainës.

Por, Moska insiston se një shumicë absolute e qytetarëve të Krimesë votuan në referendumin e vitit 2014 për t’u bërë pjesë e Rusisë, transmeton Express.

“Ne nuk ia rikthejmë akujt territorin tonë. Krimea është një territor që i takon Federatës ruse,” ka thënë sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Aneksimi rus i Krimensë në vitin 2014 e nxiti SHBA-në dhe Bashkimin Evropian që të vendosë sanksione kundër Rusisë, duke i tensionuar marrëdhëniet e Kremlinit me Perëndimin në nivelin më të keq që prej Luftë së Ftohtë.

Please follow and like us: