Soros blen te Goldman – Fondi tij ka publikuar baste në firmat financiare në T4 2016
Fondi i investimeve Soros, firma që manaxhon dhe investon pasurinë personale të miliarderit George Soros, ka ndërmarrë një serë pozicionesh të reja në aksionet e kompanive financiare gjatë tremujorit të katër 2016. Kjo erdhi pasi sektori mori një nxitje nga fitorja e presidentit Donald Trump. Firma e investimit me seli në New York shpalosi një pozicion prej 14.9 milionë dollarë te Goldman Sachs dhe ndërmorri një bast të ri te Bank of America me një vlerë prej 3.9 milionë dollarë. Një nga blerjet më të mëdha në tre muajt e fundit të 2016-të ishte në fonde të listuar në bursë për sektorin financiar (S&P Select Sector SPDR fund), me një vlerë prej 72.6 milionë dollarë. Basti ka rezultuar fantastik, pasi Goldman Sachs ka pasur një rritje gjigante në periudhën Tetor-Dhjetor 2016 siç duket në grafik, duke u rritur nga 160 dollarë për aksion në rreth 240$.
Shumë manaxhues të aktiveve kanë blerë aksionet e firmave financiare në muajt e fundit të 2016-ës, pasi fitorja surprizë e Donald Trump tregoi se me uljen e taksave dhe reduktimet e barrave rregullatore shtuar normat më të larta të interesit, mund të sjellë përfitime në sektor.
Soros ka punësuar së fundmi shefen e njësisë së manaxhimit të aktiveve te UBS, Dawn Fitzpatrick, që të jetë kreu i investimeve te firma e tij, duke vendosur kështu një grua në kontroll të portofolit për të parën herë.