Albspirit

Media/News/Publishing

Adrola Dushi sfilon në Javën e Modës në New York

Modelja shqiptare realizon ëndrrën e saj. Ish-Miss Universe Albania, Adrola Dushi, e cila synon karrierën si modele në SHBA, është përzgjedhur të sfilojë në Javën e Modës në New York. Lajmin e ka bërë të ditur vetë bukuroshja nëpërmjet disa fotove të postuara në profilin e saj në Instagram.Adrola Dushi ka sfiluar për stilistin LaQuan Smith, një emër i njohur për motrat Kardashian.

Në fotot e postuara edhe nga vetë stilisti, modelja shqiptare shihet e veshur me një xhup të madh të zi, minifund lëkure dhe çizme të gjata të plota. Ajo u përzgjodh nga ky stilist për të qenë pjesë e prezantimit të koleksionit vjeshtë-dimër 2017.

Please follow and like us: