Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi sulmon KQZ: Po nxjerr jashtë ligjit LIBRA-n, në zgjedhje me çdo kusht

Kreu i LIBRA, Ben Blushi, ka deklaruar se KQZ kërkon të nxjerrë partinë e tij jashtë ligjit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se pabesisht KQZ ka propozuar një akt, që kërkon të bllokojë pjesëmarrjen e LIBRA-s në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit.

Duke sqaruar udhëzimin më të fundit të KQZ, Blushi shprehet prerë se LIBRA do të shkojë në zgjedhje me çdo kusht dhe me çdo çmim.

Ja çfarë shkruan Blushi:
KQZ KERKON TË NXJERRË LIBRA JASHTË LIGJIT
Pabesisht KQZ ka propozuar një akt që kërkon të bllokojë pjesëmarrjen e LIBRA-s në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit. Sipas Kodit Zgjedhor një parti e cila ka një mandat deputeti, gjashtë muaj përpara ditës së zgjedhjeve, mund të regjistrohet në zgjedhje. LIBRA ka dy mandate deputetësh dhe e përmbush këtë kusht. Por KQZ ka propozuar një udhëzim sipas të cilit data referencë e regjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve por dita e dorëzimit të listave të deputetëve. Pra jo 18 qershori por 28 prilli. Ky akt është totalisht i personalizuar dhe bëhet vetëm për të penalizuar LIBRA. Kjo është njëlloj sikur 1 prillin, ditën e gënjeshtrave, ta bësh 1 qershor me vendim KQZ-je. Natyrisht nuk është mendja e BIBAVE të KQZ, por e bandës së Rilindjes. E kanë kot. LIBRA do shkojë në zgjedhje me cdo kusht dhe me cdo cmim pavarësisht nga Bibat, Bubat, Babat dhe Bebat e Rilindjes!/CityNews

Please follow and like us: