Albspirit

Media/News/Publishing

Bojaxhi sfidon Dakon në Durrës/ Kryebashkiaku përgjigjet me “Nuk e di”

Gjergj Bojaxhi, anëtar i partisë Sfida për Shqipërinë por edhe pjesë e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ka diskutuar dje në Durrës me kryebashkiakun Vangjush Dako gjatë një dëgjesë publike lidhur me projektin Veliera, që dyshohet se mund të rrezikojë disa rrënoja antike të qytetit.

Bojaxhi akuzoi kryebashkiakun se ka ndryshuar në hartë zonat e mbrojtura duke zvogëluar zonën A, që është e paprekshme, për ta bërë të rezultojë si zonë B dhe kësisoj të mund të gërmojë për qëllime ndërtimi. Bojaxhi paraqiti një hartë të miratuar me VKM në vitin 2011 për zonat e mbrojtura A dhe B, e cila sipas tij ishte ndryshe nga harta e paraqitur nga kryebashkiaku Dako.

“Desha që qytetarët ta dinë se Zona A, kufiri nuk është kjo që thotë Dako por është pjesa e poshtme e Torrës dhe pilotimet janë bërë brenda zonës A”, ka shpjeguar Bojaxhi duke e ilustruar në hartë. Kryebashkiaku është përgjigjur duke u përpjekur të ulë rëndësinë e çështjes. “Merri 10 metra nga zona A, t’i kam falur”, u përgjigj Vangjush Dako.

“Nuk kemi ç’a t’i falim njëri-tjetrit se nuk është zona jonë, është zonë arkeologjike” vijon përgjigja e Bojaxhi. Debati ka vijuar sërish me pyetjen e ngritur nga Bojaxhi, nëse bashkia e ka autorizuar kompaninë që të bëjë pilotime.

“Pyetja ime është a ka pasur autorizim kompania e kontraktuar nga bashkia që të bëjë pilotime brenda zonës A ose B, po ose jo?” i është drejtuar Bojaxhi-Dakos. “Nuk e di, duhet me pa letrat”, ishte përgjigjia e kryebashkiakut të Durrësit.

Please follow and like us: