DioGuardi: Ose veproni drejt me shqiptarët, ose nuk do të ketë më Maqedoni
“Maqedonia, nuk do të të ekzistojë si shtet nëse shqiptarëve nuk u jepet më shumë pushtet politik”. Kështu është shprehur në një intervistë e cila bërë vitin e kaluar me një gazetë të Prishtinës, nga ish-kongresisti amerikan, Joseph DioGuardi- Presidenti i Lobit të parë dhe të vetëm shqiptar në Shtetet e Bashkauara, Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane- LQSHA.
Xhozef DioGuardi, së bashku me Këshilltaren e Çështjeve Ballkanike, Shirly Cloyes – Dio Guardi, i cili ka folur vazhdimisht në Washington dhe New York, mbi Maqedoninë dhe çështjen shqiptare, në përgjithësi, ka folur nga New Yorku, ku ndër të tjera ka thën se “Nëse nuk ndërmerren veprimet e duhura për 800 mijë shqiptarët që jetojnë atje, harroni shtetin që quhet Maqedoni”.
Ish-kongresmeni amerikan me origjinë shqiptare Xhozef DioGuardi, i cili është një nga figurat e respektuara në radhët e kongresmenëve republikan, të cilët kanë fituar shumicën në zgjedhjet e fundit, është edhe njëri nga miqtë kryesorë të shumë kongresmenëve, të cilët do të udhëheqin aktualisht komisionin për politikë të jashtme dhe ato që kanë të bëjnë me politikat strategjike amerikane.
Ish-kongresisti dhe kryetari i LQSHA, së bashku me Këshilltaren e Çështjeve Ballkanike, Shirly Cloyes – Dio Guardi, thuhet se po përgatitet për një paraqitje të re në Kongres, lidhur me zhvillimet në Ballkan dhe çështjen e shqiptarëve, ku në fokus, sipas disa burimeve të sigurat do të jetë edhe çështja e shqiptarëve në Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe atyre në Mal të Zi.
DioGuardi duke u marr me problemin e Maqedonisë, në një prezantimin të vitit të kaluar në Kongres, kishte theksuar se :”I vetëmi opsioni i federalizimit, është më i pranueshëm për zgjidhjen e krizës në Maqedoni, dhe të drejtave të shqiptarëve”.
Ndërkohë, ai duke folur për Marrëveshjen e Ohrit , kishte theksuar se “Kjo, marrëveshje ishte bërë për faqe të zezë, pasi që nuk plotëson të drejtat e shqiptarëve” citohen mediumet shqiptare.