Dorëheqja e dy drejtorëve, Rama: Reforma nuk ndalet, Vettingu nuk shmanget
Pas largimit të dy drejtorëve, Alket Hysenit nga posti i Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Arben Seferaj i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar Kryeministri Edi Rama tha se dorëheqja e tyre shërben për t’i hequr çdo alibi kundërshtarëve të reformës në drejtësi.
Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter Rama shkruan se ky ishte edhe motivacioni i paraqitur në dorëheqjen e dy drejtorëve, të cilët shpjegojnë se për t’i hapur rrugë reformës në drejtësi, pas etiketimeve si të politizuar, vendosën të largohen nga postet.
“Flm 2 drejtuesve që u dorëhoqën për t’u hequr çdo alibi kundërshtarëve të Reformës në Drejtësi! Reforma nuk ndalet Vetingu nuk shmanget”, shkruan Rama.
Please follow and like us: