Albspirit

Media/News/Publishing

Doris Pack në Kukës: Shqipëria e mbushur me kanabis dhe parlamentin me kriminela

 

Kryetarja e Gruas së Partive Popullore Evropiane Doris Pack, e ftuar në takimin me Lidhjen Demokratike të gruas, ndër të tjera u shpreh se është e zhgënjyer për situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri.

Ajo u shpreh me tone kritike se është turp për Shqipërinë që është e mbushur e gjitha me kanabis.

Pack: Mendoj se sistemi gjyqësor në vend nuk është i pavarur. Vetë prindërit duhet të jenë të shqetësuar për rritjen e fëmijëve në këtë situatë. Prezenca në parlament e personave me rekorde kriminale është shqetësuese dhe kjo  nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër. Asnjë parti nuk duhet të lejojë kandidatë të tillë. Imagjinoni që shqiptarët të votojnë për njerëz të tillë. Unë mendoj se kjo duhet të ndalet.

Doris Pack ishte në Kukës, ku u nderua me mirënjohje nga Bashkia për kontributin e dhënë për Shqipërinë në proceset Evropiane dhe lobimin për promovimin e të drejtave të grave. Pack zhvilloi një takim me gratë demokrate të Kukësit ku e pranishme ishte edhe Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike te Gruas së Shqipërisë.

Please follow and like us: