Albspirit

Media/News/Publishing

Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, të aksesueshme edhe për publikun

Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që përfshin periudhën nga data 29 nëntor 1944 deri më 2 korrik 1991, do të jenë të aksesueshme dhe të hapura për publikun. Qeveria ka miratuar një vendim, i cili detyron Ministrinë e Brendshme, atë të Mbrojtjes dhe Shërbimin Informativ Shtetëror që t’i dorëzojnë Autoritetit për Informim të gjitha dosjet dhe materialet arkivore të krijuara nga ish-sigurimi i shtetit.

Në këtë dokumentacion përfshihen:

a) të gjitha mjetet bartëse të informacioneve, të krijuara nga ish-Sigurimi i Shtetit, të disponuara prej tij apo që i janë vënë në përdorim, pavarësisht nga forma e ruajtjes, që mund të jenë dosje, të dhëna, shkresa, harta, plane, filma, regjistrime me figurë, me zë dhe regjistrime të tjera;

b) riprodhimet, kopjimet e tyre dhe dublikata të tjera, të cilat janë fotokopjuar dhe administruar në bazë të akteve ligjore e nënligjore;

c) mjetet ndihmëse të domosdoshme për të bërë interpretime, veçanërisht programet për përpunimin automatik të të dhënave;

ç) dokumentacioni shoqërues, procesverbalet, aktet e dorëzimit dhe aktet e marrjes në dorëzim të këtij dokumentacioni që prej datës së krijimit të tyre;

d) raportet e detajuara për të gjitha lëvizjet, ndryshimet, rigrupimet, dëmtimet dhe humbjet që ka pësuar fondi i dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit si edhe dokumentacioni tjetër i sipërpërmendur, prej datës 2 korrik 1991 e në vijim;

dh) konstatimet, informacionet, urdhrat dhe raportet e hartuara, që kanë lidhje me menaxhimin, sistemimin, inventarin dhe gjendjen e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, që janë grumbulluar në arkivin e institucioneve prej krijimit të tyre;

Please follow and like us: