Emily Ratajkowski i del në mbrojtje Melani Trump
Në emër të të gjithë grave dhe të artit nudist, Emily Ratajkowski, përmes një statusi në “twitter” ka denoncuar një gazetar të “New York Times”, i cili ka ofenduar Zonjën e Parë.
Gjatë bashkëbisedimit privat me modelen Ratajkowski, gazetari (emri i të cilit nuk dihet), ka ironizuar në mënyrë seksiste mbi të shkuarën e bashkëshortes së Presidentit të SHBA-ve.
“Ndërsa po bisedonim ai deklaroi se “Melania është një lavire”. Cilado qofshin bindjet e tua politike, është e drejtë që t’i denoncosh këto fjalë.”, – shkruan modelja.
Top modelja ka dalë në mbrojtje të Melanisë dhe pak orë më vonë Zonja e Parë e ka falenderuar publikisht atë. Më pas ka ardhur edhe reagimi zyrtar i “NYT” që i ka përcaktuar tërësisht të papërshtatshme fjalët e gazetarit, pa e identifikuar atë.