Erion Kristo:Të shtunën duhet të protestojnë gjithë qytetarët kundër arrogancës shtetërore
Edhe një nga aktivistët më të njohur të shoqërisë civile, gazetari dhe pedagogu Erion Kristo, para deklarohet se i bashkohet protestës së 18 Shkurtit.
Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook mes të tjerave ai bën thirrje, që “të shtunën duhet të protestojnë gjithë qytetarët kundër arrogancës shtetërore”.
Statusi i Plotë:
Kam qene, jam dhe do te jem pro protestave. Protestat, pavaresisht kush i organizon, jane gjithmone pozitive. Ato e shkundin shoqerine dhe e bejne pushtetin me vulnerabel. Protesta e se shtunes nuk eshte prone vetem e opozites. Ajo eshte prone e qytetareve. Te shtunen duhet te protestojne gjithe qytetaret kunder arrogances shteterore. Dhe nje motiv proteste mund te jete edhe mbeshtetja e grevisteve te Zharrezes. Ata po protestojne dhe askush nuk i mbeshtet. Une jam ne perkrahje te tyre. Protesta eshte thelbi i demokracise. Kombet e perparuar protestojne, nuk pranojne. Une vete kam protestuar gjithmone, kunder cdo pushteti, edhe vetem madje. Se protesta te ben njeri.