Albspirit

Media/News/Publishing

Kë shqetëson Bordi i Misionit të Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit (OMN)? Ata që duan të influencojnë procesin e Vetting-ut!

Instituti i Studimeve Politike ka bërë një analizë ku shikon me shqetësim reagimin e ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili dhe presidentit të Republikës, rreth Bordit të te manxhimit të Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Në të thuhet:

Prej 24 orësh dy ministra (i Drejtësisë dhe i Integrimit) dhe sot në përgjigje të tyre edhe presidenti i Republikës, janë investuar në komunikime zyrtare adresuar Kuvendit dhe institucioneve të tjera mbi ekzistencën e Bordit të Menaxhimit të Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit (OMN).

Është interesante gjendja ku ndodhet shteti: ose nuk kanë informacion ose nuk arrijnë ta kuptojnë informacionin që kanë.

Për këdo që ka pasur rastin të jetë pjesë e konsultimeve me misionin ndërkombëtar dhe dy ambasadat kryesore, BE dhe SHBA, (dhe janë të shumtë personat), është më se e qartë se për çfarë bëhet fjalë: Bordi i Menaxhimit të OMN nuk e zëvendëson OMN, nuk është organ vendimmarrës, nuk ka lidhje me Kushtetutën tonë, as me Ministrinë e Drejtësisë, as me institucionet tona.

Ai është grupim politik koordinues në funksion të bashkëpunimit intensiv midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Në nivele të larta ai përbëhet nga numrat dy respektivë në secilën prej këtyre partnerëve, në nivele vendore përbëhet nga dy ambasadorët respektivë, dhe vepron brenda kuadrit të tyre diplomatik e institucional. Kjo u lajmëruar nga vetë drejtuesja e OMN spanjollja Genoveva Ruiz Calavera më 8 shkurt në Tiranë.

Kjo është një praktikë normale pune në misionet e përbashkëta politike, shtetërore e diplomatike midis SHBA e BE, është aplikuar në lidhje me Shqipërinë edhe gjatë vitit 1991, 1997, 2002 dhe në një formë indirekte edhe më 2009 dhe 2011. OMN do të përbëhet nga një numër të madh ekspertësh, do të kërkojë financim dhe asistencë, do të kërkojë vullnet politik nga vendet respektive mbështetëse (SHBA dhe vendet e BE), etj, do të raportojë për aktivitetin e tij në Shqipëri, – dhe të gjitha këto, nuk janë as në kapacitetin dhe as në varësinë e institucioneve shqiptare

Pyetja që vjen natyrshëm është: a kanë zyrtarët informacion, a janë të aftë të kenë dhe nëse e kanë, (me siguri e kanë), a janë të aftë ta lexojnë, ta kuptojnë dhe për më tepër, a ka një qëllim tjetër investimi kaq i madh institucional për ti kërkuar llogari qeverisë së SHBA dhe Bashkimit Evropian??

Probabiliteti më i madh është se ka vetëm një përgjigje: ata duan të influencojnë procesin e vetingut dhe çdo vendimmarrje tjetër larg mundësisë për ndikim të tyre, përbën kërcënim për natyrën klienteliste të lidhjeve politikë – gjyqësor – prokurori – aktivitet informal në Shqipëri. Shkurt dhe shqip. Anglisht, me siguri do të vijë përgjigjia brenda pak ditësh nga Uashingtoni dhe Brukseli.

http://www.zeriamerikes.com/a/3714667.html#player-start-time=7.240039

Please follow and like us: