Kompanitë që heqin dorë nga familja Trump
Shumë kompani janë vendosur në vijën e parë të luftës politike mes mbështetësve të Presidentit Trump dhe kritikëve, përmes një sërë bojkotesh konkurruese.
Kritikët e Trump i kanë bërë thirrje klientëve të ndalojnë së bleri në dyqanet që shesin markën e familjes Trump, përfshirë linjën e veshjeve dhe aksesorëve të Ivana Trump. Lëvizja bojkotuese Anti-Trump e filluar nga Shanon Coulter, në mediat sociale mban hashtag-un “ #GrabYourWallet”.
Nga ana tjetër mbështetësit e Trump janë kërcënuar që të ndalojnë së bëri biznes me kompanitë që kanë lidhje me produktet Trump. Më poshtë mund të gjeni listën e kompanive:
Uber
CEO i Uber, Travis Kalanick u tërhoq nga bordi i këshillit ekonomik të Presidentit Trump ditën e Enjte.
Kalanick e mori këtë vendim, pas disa telefonatash për bojkot ndërkombëtar pasi u akuzua se përfitoi nga shoferët e taksive që përdornin aplikacionin Uber, gjatë protestës kundër rregullit të Trump për emigracionin.
Më pas telefonoi Presidentit Trump për t’i bërë të ditur vendimin e largimit të tij.
Nordstrom
Nordstrom gjithashtu vendosi të ndalonte shitjen e markave të Ivana Trump, për shkak të rënies së shitjeve.
Çdo vit kjo kompani nxjerr nga tregu 10% të markave duke i rifreskuar me marka të tjera të së njëjtës përqindje.
Duke qenë se performanca e markave Trump ishte në rënie, vendosën të mos e fusnim për këtë sezon, u shpreh një përfaqësues i kompanisë Nordstrom.
Macy’s
Kompania Macy’s ndaloi së shituri linjën për meshkuj të Presidentit Trump, e cila përfshinte kostume, kollare dhe aksesorë të ndryshëm, menjëherë sapo presidenti i zgjedhur iu referua emigrantëve Meksikan si “dhunues”.
Ne e morëm këtë vendim menjëherë sapo kandidati Trump u shpreh se emigrantët meksikanë sillnin drogë, krime dhe se janë dhunues, u shpreh Brian Sozzi.
Shoes.com
Shoes.com, një dyqan on-line kanadez, i hoqi nga shitja këpucët e linjës së Ivanka Trump nga shitja.
Këtë njoftim kompania e bëri nëpërmjet Twitter, duke shprehur se e morën këtë vendim pas thirrjes për bojkot kundër markës së familjes Trump.
Neiman Marcus
Neiman Marcus gjithashtu hoqi markën e Ivanka Trump nga linja e saj. Plot pesëmbëdhjetë produkte të linjave të bizhuterisë u hoqën nga faqja on-line e kompanisë duke iu bashkuar thirrjes për bojkot, u citua në faqen e kompanisë.
Wayfair
Kjo kompani shiste sende shtëpiake të produkteve Trump Home. Kompania hoqi dorë dhe nuk dha sqarime për shtypin. Të njëjtën gjë bëri dhe kompania.