Mbi poezinë e Dhori Qiriazit
Sadik Bejko
Të rilexosh pas vitesh poezinë e Dhori Qiriazit, të përmbledhur së fundi, në librin “Dikur në vjeshtë”, botuar nga ‘Tirana Times R§Z’, është si të shfletosh një album. Ndeshesh në imazhe, pamje, zëra dhe ndjesi që prej vitesh kishin qenë të tuat. Motet nuk i paskan vjetruar, poezitë shkëlqejnë si dikur, si ato stolitë e familjes që të fshehura në kuti, shkëlqejnë e të prekin sa herë t’i hapësh.
Poezia e mirë e ka këtë veti që të mbetet e re, madje rrëzëllin edhe më fort me kalimin e viteve.
Dhori Qiriazi nuk shkroi shumë. Librat e tij qenë të hollë, të hajthëm. Po edhe sot nga ata që e kanë lexuar që në gjallje të tij, dëgjon fjalë lavdërimi. Poeti nuk është se solli tema të parrahura më parë nga poezia. Por poezia e tij mbahet mend nga që shquhej për ngjyrat, për melodinë dhe qartësinë: “kënga ime është melodioze,/ vargu im i thjeshtë elegant”. Eleganca prej një fisniku sqimëhollë ishte veti e shijes së këtij poeti, e kësaj poezie. Nuk ishte pak ta ruaje këtë shije të luksozes dhe të muzikores.
Nuk ishte pak edhe për një gjë tjetër: Poeti gjithë jetën shkroi për një mjedis fshatarak. Pak jo e zakontë kjo që të jesh fshatarak në pamjet, në mjediset , edhe elegant e fisnik në veshjen, në lëndën dhe në qëndisjen e thurjen poetike. Kështu ishte Dhori. Kjo lloj sqime e hollë për lirika të buta, për pastërti lirike e afron atë me Lasgush Pogradecin, njëherësh e largon nga sivëllezërit e kohës së tij që e vulgarizuan shpesh poezinë me motive të quajtura të “tabanit”. Ai e pati poezinë të shenjtë, shkroi kur i vinte frymëzimi, nuk shkroi as për tematikë ‘të madhe’ me traktorë e punëtorë, as për honorare. Akti i poezisë ishte shpërthyes dhe i beftë: “Dhe papritur në rrugë të pjek/ poezinë si pylli në flakë”.
Në poezinë e tij pamjet, kalimi nëpër stinë, sidomos stina e vjeshtës, fshati me jetën me plug në dorë, me kalin, demat, mështjerrat, me bimët e zogjtë evokojnë atë njeriun e Rusoit, njeriun e natyrës, lidhjen njeri- natyrë, harmoninë dhe afërsinë, shëndetin e natyrës të përthyer te njeriu. Ky përftim filozofik nuk jepet në mënyrë konceptuale. Ajo të zbulohet e gjallë në përshkrimet e ndjesitë e dhëna plot plasticitet, të dhëna qartë si në pëllëmbë të dorës. ”Nëna… luleve u binte dhe më gjunjë/ ndaj kështu donte ta kishte dhe shtëpinë”. U falej luleve si një tempulli të shenjtë. Të këtij konceptimi të shkrirjes së njeriut me natyrën janë disa nga lirikat antologjike të tij, si: “Më erdhën zoçkëzat në xham”, “Pragu” “Në këtë prag këtu në këtë shtëpi/ banonim ne dhe pela jonë gri”, “unë ulesha më gjunjë/ me ar ia laja sytë”. “Dikush i merrte yjt përdore / i derdhte tok te lumi”. “Më priste ara që menatë,/ e mbytur krejt në vesë/ dhe lulet shtrinin qafën lart/ gjithkush të përshëndesë”. Sot mbase me pak teprim do të thoshim se kjo është një poezi e ekologjikisë shpirtërore.
Në një poezi, “Unë prapë kaloj mbi gjethin e këputur”, (një varg shumë elegant) poeti shkruan: “Po dola unë në jetë dhe në rrugë/ në dashuri kaq fort pas ngjyrës rashë”. Kjo jep një tipar tjetër të poezisë së tij, vizatimin plot ngjyrë, me shumë ngjyrë të pamjeve: ‘Dremiste pylli i ngjyer krejt në bakër/ mbi pellgje hëna hidhte trëndafilë’, korija është “kaltëroshe”, edhe frymëzimi vjen nëpërmjet ngjyrës “si një tufë me lule baloshe”, tabloja e zoçkëzave në xham është në argjend dhe bojë hiri, poeti si një trung me fjolla bore mbështjell kujtimet e një dashurie të humbur, mbrëmja sillet rrotull ngjyrë kedri. Përgjithësisht zotërojnë ngjyrat e vjeshtës e të dimrit.
Një poezi dallohet dhe nga toni i zërit. Dhori pëlqen zërin e butë, zëri e ulët. Të tilla janë dhe ndonjë poezi që evokon ardhjen e Pol Elyarit në malin Gramoz te partizanët grekë, një poezi që u kushtohet ushtarëve të huaj, një poezi për partizanin Baki. Natyra tronditet nga ngjarje të tilla, imazhet shmangin patetikën. Po ky tonalitet ndihet dhe në balada që ashtu siç ndiente dhe shkruante ai, ashtu i quajti: “Balada intime”. Me këto balada poezia e tij humbet në ngjyrë, por fiton në lëndë. Tablotë pikturohen me dramacitetin e përmbajtur të një jete stoikësh në kufizime e mundim. Në vargje pikon fshehur si strehët netëve dhe pak pikëllim: “Është plakur nëna, jemi vetëm… sa vite kanë shkuar”. Diku tronditja shfaqet më hapur: ‘Disa kalonin për në luftë/ të tjerë i priste burgu/ dhe në të vegjëlve kështu/ në dorë na mbeti plugu. ’
“Balada e vërtetë e ushtarëve” është një poezi e shkruar në një thjeshtësi figurative të pashoqe. Tonaliteti i trishtë dhe detajet e gjetura me kursim japin fundin e dy ushtarëve italianë në vijën e parë të frontit. Humanizmi dhe lirizmi i hollë e mbushin këtë baladë me shkëlqimin e një brenge të madhe. Ushtarët bien një mbi kitarë e një mbi bajonetë. Në ajër mbetem copëza nga melodia e kitarës së huaj dhe tymi i pushkëve dhe i predhave mbi baltën e llogoreve. Kjo poezi, ndër të tjera, pohon atë që shqiptarët i pritën me armë, nuk e pranuan pushtimin italian, por italianët si popull e si kulturë kurrë nuk i urryen.
Për t’u kthyer te ajo cilësi që ua ruan shkëlqimin ende këtyre vargjeve, do të mjaftonte vetëm poezia “Dikur në vjeshtë’. Kjo poezi antologjike, kryevepra e poezisë së Qiriazit, është një romancë. Ajo sjell atë gjendje të sublimes që përmbajnë lirika të tilla, të shkruara para tij, vetëm nga Lasgush Poradeci. Poezia fillon me vargun ‘Një ditë në vjeshtë kur pellgjet ngrijnë…’ dhe në kontrastin e një moti të akullt vjen dashuria për Kristinën, një dashuri “sa kurrë s’desha njeri më’. Vizioni i lartë dhe rrëzëllitës i sublimes si lëndë yjesh përherë në lartësi i kësaj dashuria të bukur mbush botën e njeriut sa ai do të flejë aty përgjithnjë.
Mbase në një kohë të lirisë poeti do të ishte realizuar edhe më shumë në poezi të tilla.
Në fund, përmbledhja ‘Dikur në vjeshtë’ sjell një tufë përkthimesh nda Petrarka, Nekrasovi, Bërnsi.
Kjo përmbledhje i bën nder jo vetëm autorit tani që s’është më, por njëherësh është dhe homazh për vlerat e paçmuar të poezisë shqipe.

Please follow and like us: