Rama: Mungesa e Haradinajt reflektim se duhet bërë më shumë
Me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar këtë ditë si ditë të bekuar për shqiptarët, serbët dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovës.
Rama ka uruar të gjithë qytetarëve përvjetorin e pavarësisë, duke thënë se është një përvjetor me një peshë të jashtëzakonshme pasi ende janë të freskëta kujtimet e së kaluarës.
Gjithashtu Rama ka uruar kthimin sa më parë në shtëpi të Ramush Haradinajt, duke thënë se pa praninë e tij, kjo ditë ka një mungesë.
“Kjo mungesë e tij është reflektim për të gjithë se sa shumë duhet për t’u bërë në funksion jo të Kosovës por të gjithë të tjerëve me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”,tha Rama.
Please follow and like us: