Albspirit

Media/News/Publishing

Sarkozy, një mozaik i problemeve ligjore të ish-presidentit

Ish-presidenti i qendrës së djathtë në Francë, Nicolas Sarkozy po përballet me gjyqin si i dyshuar për financimin e paligjshëm të fushatës gjatë garës presidenciale në vitin 2012.

Afera e njohur si skandali Bygmalion fokusohet në pretendimet se partia e Sarkozisë, e njohur si UMP, në bashkëpunim me një kompani PR fshehën koston e vërtetë të fushatës së tij presidenciale në vitin 2012.

Franca vendosi një limit deri në 22.5 milionë euro për shpenzimet e fushatës, dhe pretendohet se firma Bygmalion ofroi një seri faturash të rreme për partinë e Sarkozisë.

Hetuesit thonë se të dhënat false i kanë mundësuar partisë ta kalojë kufirin.

Vetë Sarkozy, akuzohet se ka dijeni për tejkalimin e limitit të shpenzimeve duke kryer fushata e mitingje, edhe pse ishte lajmëruar për rrezikun. Tani ai po apelon kundër për të dalë në gjyq.

Punonjësit e Bygmalion kanë pranuar se ishin në dijeni për hilen dhe se Sarkozy është në mesin e 14 njerëzve të kapur për këtë çështje, derisa të përballet në gjyq.

Të dyshuarit e tjerë përfshijnë ish-UMP, kolegun e tij Eric Cesari, kokat e tjera të fushatës si dhe stafin Bygmalion. Sa për akuzat për financim të paligjshëm të fushatës, akuzat përfshijnë falsifikim, abuzim të besimit, mashtrim, si dhe bashkëfajësinë në financimin ilegal.

Please follow and like us: