Albspirit

Media/News/Publishing

Telashe për PS/ Edhe kandidati që merr mandatin e Prengës, rezulton i dënuar (Dokument)

 

Në një kohë që Kuvendi i Shqipërisë, bëhet gati të shkojë në zgjedhjet parlamentare, dhe ku partitë politike premtojnë se nuk do të ketë më persona me precedentë penalë, nëpër gjykata enden akoma ish-deputetë të kapur nga ligji i dekriminalizimit.

I tillë është rasti i deputetit të PS Armando Prenga, i cili prej kohësh ndodhet në qeli i cili akuzohet për plagosje me armë, ngjarje e ndodhur në Patos më 2015.

Ditën e sotme Prokuroria i kërkoi KQZ të ndërpresë mandatin e Prengës, pas akuzave të rënda ndaj deputetit.

Megjithatë ky nuk është problemi më i madh për Partinë Socialiste. Kjo pasi në rast se do t’i hiqet mandati, deputetit të qarkut të Lezhës, ai që do e zëvendësojë duket të jetë sërish një person me precedentë penalë.

Kështu, në bazë të listës së PS për kandidatët për deputetë në qarkun Lezhë, ai që duhet të marrë mandatin e Prengës, është Kastriot Piroli, ish-drejtor i Hipotekes në Kurbin.

Por Piroli rezulton të jetë i arrestuar më 11 Mars te 2015 me akuzën për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Ai është liruar pak kohë më parë nga Gjykata e Kurbinit, pasi dënimin për akuzat e ngritura ndaj tij e ka shlyer me periudhën e paraburgimit. Ndaj Pirolit, Prokuroria kishte kërkuar 3 vite burg.

Siç duket, dekriminalizimi për PS, duket të jetë një detyrë më e vështirë se sa e kishte menduar.

Please follow and like us: