Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia, nga fuqi rajonale në superfuqi botërore

Çerçiz Loloçi
Qendra e Mendimit Pozitiv rivjen sërish me një botim tjetër që ka në fokus Turqinë e sotme, atë shtet të stërmadh mes Azisë dhe Evropës që, falë reformave të ndërmarra nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (PDZH) dhe liderit të tyre, kryeministrit Erdogan, vijon të shfaqet si një mrekulli ekonomike, vendi i dytë për ritmet e rritjes, anëtare e kahershme e NATO-s, partnere e ngushtë e SHBA-së dhe një nga kontribueset më të rëndësishme të paqes në botë. Ndërsa në librin e parë “Turqia e Re e Erdoganit të Madh” u sollën në shqip nga turqishtja të dhënat zyrtare të PDZH-së dhe të selisë së kryeministrisë, në këtë botim janë përzgjedhur disa nga artikujt dhe raportimet më të spikatura të agjencive perëndimore, mes të cilave BBC, SETimes, Voice of America (VOA) dhe Deutsche Welle (DW).
Duhet thënë se BBC emetohet në gjuhët: Arabish, Azerisht, Bangladisht,Burmisht, Kineze, Frëngjisht, Hausisht, Hindisht, Indonezisht,Kinyarwanda, Kirundisht, Kyrgyzisht, Nepalisht, Pashto, Persisht, Portugisht,Rusisht, Sinhalisht, Somalisht, Spanjisht, Swahilisht, Tamilisht,Turqisht, Ukrainisht, Urdisht, Uzbekisht dhe Vietnamisht.
SETimes transmeton në gjuhët: Shqip, Boshnjake, Bullgarisht, Kroatisht,Anglisht, Greqisht, Maqedonisht, Serbisht, Rumanisht dhe Turqisht,ndërsa nga raportimet e saj, përveç botës anglofone, përfitojnëvende si Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia,Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia.
VOA shpërndan raportimet e saj në pesë kontinentet në mbi pesëdhjetëgjuhë, mes të cilave gjenden sajtet: voanews.com, zeriamerikes.com, vijestiglasaamerike.com, gr.voanews.com, mk.voanews.com,glasamerike.net, chastime.com, amerikayidzayn.com, amerikaninsesi.org, amerikiskhma.com, golos-ameriki.ru, amerikaovozi.com,burmese.voanews.com, voacantonese.com, voachinese.com, voaindonesia.com, khmer.voanews.com, khmervoacambodia.com, voakorea.com, lao.voanews.com, voathai.com, voatibetan.com, voatibetanenglish.com voatiengviet.com, voabangla.com, darivoa.com, pashtovoa.com, voadeewaradio.com, urduvoa.com, voaafaanoromoo.com, amharic.voanews.com, lavoixdelamerique.com, voahausa.com, radiyoyacuvoa.com, voandebele.com, voaportugues.com, voashona.com, voasomali.com, voaswahili.com, tigrigna.voanews.com, evoazimbabwe.com, ir.voanews.com, dengiamerika.com, dengeamerika.com, amerikaninsesi.com, voanouvel.com, voanoticias.com.
Deutsche Welle (DW) shpërndan informacione në gjuhët: Shqip,Amharikisht, Arabisht, Bengalisht, Boshnjake, Bullgarisht, Kineze,Kroatisht, Darisht, Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Greqisht, Hausisht,Hindisht, Indonezisht, Kiswahilisht, Maqedonisht, Pashto, Persisht,Polonisht, Portugalisht, Rumanisht, Rusisht, Serbisht, Spanjisht,Turqisht, Ukrainisht dhe Urdu.
Pothuaj s’ka ditë që në shtypin më të zëshëm perëndimor, aziatik, rus dhe jo vetëm të mos ketë një lajm për Turqinë, ndërsa vetë ajo ka gjithashtu një perandori mediatike nga më cilësoret. Kur një parti politike fiton zgjedhjet e përgjithshme politike për tri mandate radhazi, çka ngjet rrallë në botën demokratike, natyrisht që përbën një fenomen të veçantë dhe tërheq vëmendjen brenda dhe jashtë vendit. Kjo ka ndodhur edhe me PDZH-në dhe Erdoganin për dymbëdhjetë vjet qeverisje me ndërmarrjen e reformave të gjithanshme, me nxitjen e shpirtit të punës te çdo nënshtetas dhe me krijimin e politikave sa më të përshtatshme të punësimit, duke e shndërruar vendin në një kantier pune në qytet dhe në fshat, çka e transformoi Turqinë në një makroekonomitë fuqishme. Pikërisht kjo rritje e ndjeshme ekonomike e afroi de facto Turqinë me vendet e G8-ës, pra me vende të tilla të industrializuara si SHBA-ja, Gjermania, Franca, Italia, Japonia, Kanadaja, Britania e Madhe dhe Rusia, ndërsa ka qenë mikpritëse e forumit ekonomik botëror të Davos-it, e iniciativave të tjera ndërkontinentale dhe e forumeve të rëndësishme me impakt planetar. Shteti me një popullsi relativisht të madhe ku jetojnë si nënshtetas edhe disa milionë shqiptarë, në sajë të zhvillimit të shumëfishtë, ka një kapitull të shkëlqyer bashkëpunimi me SHBA-në, teksa shfaqet me shumë ndikim edhe në botën arabe, në atë aziatike, në Afrikë duke marrë kësisoj edhe përgjegjësinë e një superfuqie botërore.
Përzgjedhja e 77 artikujve nga shtypi më serioz botëror dhe sjellja nënjë botim, përpos dëshmive që jepen për këtë vend mik, kanë gjithashtuedhe apelin për klasën politike shqiptare për një ringritje shqiptare.Turqia ashtu si edhe Shqipëria, anëtare të NATO-s, kanë tashmë një raport konfidencial me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë gjithashtu dekada bashkëpunimi me Europën, çka është një bazë e mirë për të ecur më shpejt në rritjen e ekonomisë, në forcimin e institucioneve dhenë begatimin e vendit.
Please follow and like us: