Arrestohet Armando Prenga
Arrestohet deputeti i PS-së në qarkun e Lezhës, Armando Prenga, mëson 360grade.al.
Prokuroria e Përgjithshme ka konkluduar se deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, nga rradhët e PS, Armando Prenga, është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit, në bazë të ligjit per “Verifikimin e Integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ose te njohur ndryshe si Ligji i “Për Dekriminalizimin”. Po ashtu, është konkluduar se një deputet tjetër, i cili ka qenë nën procedurën e verifikimit, nuk është në kushtet e ndalimit sipas përcaktimeve të këtij ligji.
Sektori i “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme ka konstatuar se subjektit Armando Prenga i duhet ndërprerë mandati i deputetit, pasi rezulton që nuk ka deklaruar disa dënime të marra më herët brenda dhe jashtë Shqipërisë.
AKUZAT QË RËNDOJNË MBI ARMANDO PRENGËN:
1.Një dënim të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, me 450 000 lekë gjobë
2.Si edhe faktin që rezulton me precedentë penale në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur, deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos. Këto të dhëna janë konfirmuar nga komunikimi zyrtar me autoritetet italiane.
3. “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, në ambjente publike, e parashikuar nga neni 278/5 Kodit Penal,
4. “Plagosja e lehtë me dashje” e shtetasve Gjok Cali, Tom Cali dhe Nikoll Cali, e parashikuar 3 (tre) herë nga neni 89 i Kodit Penal,
5. “Kanosja” e shtetasve Tom Cali, Nikoll Cali, Gjergj Cali dhe Francesk Cali, e parashikuar 4 (katër) herë nga neni 84 i Kodit Penal.