Albspirit

Media/News/Publishing

Basha publikon mesazhin e kongresmenit amerikan për protestën

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, një ditë para protestës së “18 Shkurtit”, ka postuar në Facebook një mesazh përkrahjeje nga Kongresmeni Dana Rohrabacher, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme për Europën,.

Në mesazh shkruhet se përpjekjet e qytetarëve shqiptarë për betejën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme kanë mbështetjen e fuqishme amerikane.

Gjithashtu, Kongresmeni Rohrabacher thotë se populli shqiptar duhet ta dijë se do të ketë gjithmonë mbështetje në kauzën e tij për liri dhe demokraci.

Të dashur bashkqytetarë,

Nga Kongresi i Shteteve te Bashkuara mua dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë na vjen ky mesazh përkrahje përpara protestës së nesërme nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme për Europën, Kongresmeni Dana Rohrabacher…

Please follow and like us: