Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha uron Kosovën: Gëzuar 9 -Vjetorin e Pavarësisë!

 

Sot është dita që të përulemi me mirënjohjen më të thellë ndaj kujtimit të ndritur të arkitektit të Kosovës së pavarur, presidentit Ibrahim Rugova, komandantit legjendar Adem Jashari dhe dhjetëra mijëra burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që luftuan dhe ranë për t’u bërë të pavdekshem, kundër pushtuesve barbarë gjatë shekullit që kaloi, për lirinë dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, për Pavarësinë e Kosovës.

Një mirënjohje të veçantë le t’u shprehim ne sot NATO-s, miqve tanë, që çështjen e lirisë së Kosovës e bënë çështje të lirisë së tyre dhe ndërmorën për çlirimin e saj kundër pushtueseve të Beogradit, ofensivën ajrore më të fuqishme të Pasluftës së Dytë Botërore.

Nderim dhe urime të përzemërta për të gjithë qytetarët e Kosovës, autoritetet e saj që në nëntë vite, të ngritur si feniksi, kanë ndërtuar vendin e tyre të pavarur, faktor paqeje, stabiliteti dhe zhvillimi në rajon. Zoti e bekoftë Kosovën dhe kombin shqiptar! Gëzuar!

(Marrë nga profili i Berishës në Facebook)

Please follow and like us: