Albspirit

Media/News/Publishing

Ditarët e fshehtë të Stalingradit; dëshmitë që u fshehën nga policia sekrete

Kur nisi sulmi, një grup të rinjsh idealistë të udhëhequr nga Vasilij Grossman u nisën nga Moska për në front. Donin të rregjistroni jetën, sakrificat dhe rezistencën e sovjetikëve përballë pushtuesve nazistë. Dëgjuan të gjithë, gjeneralë, infermiere, komisarë partie. Disa dekada pas betejës që ndryshoi fatet e Luftës së Dytë Botërore, ja disa prej dëshmive

VASSILIJ ZAITSEV (Snajper): Në fillim, kur emërohesh snajper i zgjedhur, ndërgjegja të mundon për shkak të mendimit se do të shënjestrosh të tjerë e do i vrasësh. Por kur mbërritëm me repartin tim në fabrikën Metis, në Stalingrad dhe pak diku më larg, përtej frontit, ushtarë gjermanë që merrnin me dhunë një grua të re, për ta përdhunuar… Një fëmijë, djali i saj, që thërriste duke qarë “nënë, ku po të çojnë? Më ndihmoni!” Dhe mendoni që skena të tilla nuk kanë një impakt të fortë në shpirtin tënd? Si mund të çlirohesh prej tyre?

http://www.bota.al/2017/02/ditaret-e-fshehte-te-stalingradit-deshmite-qe-u-fshehen-nga-policia-sekrete/

Please follow and like us: