Grida Duma: Detyra jonë të rrëzojmë qeverinë, protesta e nesërme madhështore
Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e PD, Grida Duma e parashikon protestën e nesërme si madhështore ashtu edhe paqësore. Sipas Dumës, qëllimi kryesor i opozitës është votimi elektronik në zgjedhjet e Qershorit dhe rrëzimi i kësaj qeverie.
“Ju e dini shumë mirë që votimi elektronik është kërkësë paqësore. Votimi elektronik zgjedh vetëm një pjesë të problemeve, ato të brenda procesit të votimit, po ka edhe probleme jashtë në terren. Së pari të bëjmë luftën tonë që brenda qendrës së votimit të ndodhi gjithçka në rregull. Shqetësimi jonë është që zgjedhjet të ndodhin në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh Duma.
Po kështu Grida theksoi se rrëzimi i kësaj qeverie është detyra kryesore e opozitës.
“Së pari infrastrukturën e zgjedhjeve duhet ta sigurojë qeveria, nëse infrastruktura inplementohet nuk ka pse se të dështojë. Ky është problemi më i vogël dhe gjëja më e vogël. Këto nuk janë pazare që nuk mund t’i bëjë opozita. Rrëzimi i kësaj qeverie është detyra jonë kryesore. Numri i protestuesve nesër, do të surprizoheni! Protesta është gjithmonë një akt frymëzimi, ne duhet të kemi shpresë që ky vend nuk duhet të përfitojnë në atë të hipokrizisë, që ne votuam dhe na jepni vendin e punës. Ne kemi lejen të vazhdojmë sa të duam protestën nesër. Protesta do të vazhdojë derisa të vendosim qytetarët. Garantoj që gjithçka do të jetë një madhështore dhe paqësore”, tha Grida Duma.