Kokëdhima shton sulmet ndaj Ramës: PS në Tiranë, dega më e shpartalluar
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka hedhur akuza të ashpra ndaj degës së PS në Tiranë. Kokëdhima e ka quajtur PS e Tiranës degën më të shpartalluar.
Sipas tij, PS po qeveriset si bandë, dhe se Saimir Tahiri është pa mandat, rri kryetar vetvetiu.
Ja reagimi i Kokëdhimës:
PS-ja në Tiranë, dega më e shpartalluar
Në takimin me socialistët e Elbasanit thashë se qeverisja e punëve në PS nuk bazohet në institucione, kulturë funksionale, parime, standarde, manuale, procedura, në sisteme moderne menaxhimi, në raporte e dokumente. PS-ja nuk është më një parti politike moderne. Ajo është kthyer në një bashkësi parapolitike. PS-ja qeveriset si bandë, më mirë të themi si një bashkësi bandash! Solla shembullin e degës së PS-së në Tiranë që është më e shpartalluara në krahasim me gjendjen politike dhe organizative të partisë në të gjitha bashkitë e tjera të vendit. Saimir Tahiri është kryetar qysh në vitin 2011. U zgjodh me një mandat për 2 vjet. Që nga viti 2013 ai është pa mandat dhe nuk është zgjedhur më. Saimiri nuk zgjidhet. Ai rri kryetar vetvetiu. Është kryetar i përhershëm.