KRYEIPESHKEVI I SHKUPIT: JU TREGOJ BARBARIZMAT E SERBEVE KUNDER SHQIPTAREVE
-RAPORTI I KRYEIPESHKVIT TE SHKUPIT LAZER MJEDA MBI
PUSHKATIMIN E DHUNEN SERBE NE KOSOVE E MAQEDONI ME 1912-ten/
-BARBARIZMI KUNDER SHQIPTAREVE, TRASHIGIMI SHEKULLORE E SERBVE/
Pergaditi per Diellin:Gjon Kadeli/
Ky raport iu dergue kryeipeshkvit Mjeda nga pritfnit Dom Zef Rama i famullise se Shkupit dhe nga Dom Krasniqi i famullise se Prizrenit.
Ne kete raport vihet ne dukje trajtimi i eger nga serbet i shqiptareve te kryeipeshkevise qe kryesonte Mjeda, si edhe ato kunder shqiptareve ne pergjithsi.
Ne Kumanove, nji ushtar serb zbuloi ne zyren e famullise, se si ishte sulmue nji katund shqiptaresh. Ata qe nuk kishin ikun perpara mberrijtjes tone, ishin mshefun nen kulmet e shtepive te tyne.
Shtepive iu vu zjarri dhe kur flaka mberrijti kulmet, te mshefunit dolen jashte. Ne vazhdoi ushtari,ishim perpara dyerve te shtepive dhe kur ata dillshin ne i vritshim. Kjo gja ngjau sepse, gjoja, dikush nga ai katund, kishte gjuejt me pushke kunder njisive serbe. Ushtari
shtoi se kur fmijet dilshin nga shtepite qe po digjeshin, per te ruejt fisheket ata i thershim me bajoneta.
Ne Shkup, megjithse kur hyne serbet nuk u ba ndonji qendrese, gjate 15-te diteve qe vazhduen operacionet ushtarake, per cdo nate 20-30 shqiptare u hodhen ne lumin Vardar. Pevec kesaj, mbas kalase se qytetit gjindej nji grope e madhe, ne ate grope serbet hodhen ma shume se nji qind kufoma shqiptaresh. Shume shqiptare te plagosun u lane ne
spital te vdisnin nga uria dhe shume prej tyne u hodhen ne lumin Vardar. Tre shqiptare u theren me bajoneta dhe vdiqen afer ures se Vardarit, vetem se po ecshin ne rruge, Serbet, edhe puset i perdoren per te hedhun shqiptaret ne to. Dhunimet e grave u bane edhe perpara syve te burrave te tyne.
Per t’i ba gjanat edhe ma zi, serbet e Shkupit u jepshin alkol falas ushtareve dhe ata piheshin, dhe si rrjedhim bashin lloj lloj te keqijash.
Ne Tetove, 85 shqiptare qe u zune ne shtepite e tyne u vrane, gjoja per arsye te ndryshme.
Ne Gostivar, komandanti serb kerkoi 200 lira, dhe kur shuma ne fjale iu dorzue, qyteti peshtoi pa shume dame, se vetem 6 shqiptare u masakruen.
Ne Ferizaj vetem 3 shqiptare muslimane te moshes mbi 15 vjete peshtuen. Si rrjdhim i lutimeve te ashpra, gjate 24 oreve edhe shume serbe u vrane.. Nji grue shqiptare, mbasi i vrane burrin, mori ne dore pushken dhe vrau pese serbe. Nji serb ka thane se 1200 shqiptare jane mbledhun nga katundet e rrethueme per t’i vra te gjithe per njiheri.
Edhe ne Gjillan u bane lloj loj masakrash, megjithse, nuk u ba ndonji qindrese kunder pushtuesve.
Ne Prishtine numri i shqiptareve te vrame e kalon pese mijshen.
Prizren. Qyteti u dorzue pa lufte, por kjo nuk ndikoi qe te mos baheshin masakra kunder shqiptareve. Me rastin e festes se Kurban Bajramit. rreth 800 dele u dorzuen ne pazar per t’u pre. Serbet
mberrijten me shpejtesi dhe konfiskuen delet ne fjale, per t’i perdorun per ushqim per ushtrin, tuej mos lejue keshtu muslimanet te festoshin Bajramin.
Komondanti serb kishte nevoje per furnizime per ushtrin, per te marrshue drejt Lumes, por i mungoshin kuajte. Ai thirri 200 shqiptare te rij, i ngarkoi sejcilit 50 kilogram ushqim dhe i detyroi te
udhtoshin shate ore per te mberrijtun ne bazen ushtarake. Gjenerali Jankovic ishte informue se fiset e Lumes nuk do t’i lejoshin forcat serbe te hishin ne Lume pa lufte. Prandej a i shpalli ata, se
gjoja jane rraca ma e ulet e njerezve, dhe shtoi se duhet te vriten te gjithe. Shtese e pembledhsit te artikullit. Nuk ka kurrfar dyshimi se karakterizimi i fiseve te Lumjaneve nga gjenerali Jankovi ka te baje
me faktin se forcat pushtuese serbe kane psue humbje te medha gjate luftave te ndryshem qe kane ba kunder Lumjaneve, menji fjale, u ka hasun sharra ne gozhde. Gjate operacioneve ushtarake serbe mblodhen burra, gra e fmije, me qellim per t’i zhdukun te gjithe dhe per te djegun katundet e tyne. Femijet i mueren prej krahnoreve te nanave te tyne, i gjueshin ne grumbuj kashtash dhe i digjshin per se gjalli. Ata u cane barqet me bajoneta grave shtatzan, dhe bajonetat ne fjale jau ngulshin edhe femijeve te pa lindun. Kjo gja asht e pa perftyrueshme, por e vertete. Katerqind burra te Lumes u dorzuen, mbasi u ishte premtue se do te liroheshin, pa u ndeshkue, u derguen ne burgun e Prizrenit dhe u prene te gjithe, katerdhet deri me gjashdhete cdo dite. Nji njeri qe i ka pa me syte e tij keto gjana ka thane se 1500 kufoma shqiptaresh jane pa rreth e perqark Prizrenit gjate atyne diteve. Ka mundesi qe kjo te jete arsyeja qe gazetaret e huej, nuk u lejuen te shkoshin ne Prizren.
Ne Gjakove menyra e veprimit nuk ishte e zakonshme dhe ishte ma barbare. Ushtaret serb u lejuen te veproshin lirisht e te bashjin te gjitha te zezat. Prifti i famullise se Shkupit ka thane se, serbet i kishin tregue atij, se Malazezet i kishin marre grate me veti, dhe ishin pa ma vone ne Gjakove, tuej bajte arme dhe tuej vra gra e fmije te zones. Nji ushtar serb, tuej besue se ishem bashkatdhetar i tij, me ka tregue
me knaqesi te madhe, se vetem pak katunde te zones se Tetoves, Shkupit, Kumanoves, Presheves, Gjillanit, Ferizajt, Prizrenit, Gjakoves e Pejes kane mbatun mbi siperfaqen e tokes. Ata i kishin djegun te gjitha. Kjo ishte menyra se si duhej te silleshin ndaj shqiptareve, perfundoi ai. Nji ofoicer serb ka pohue se 75 per qind e shqiptarve duhej te vriteshin. Serbet dhe aleatet e tyne e filluen kete lufte, gjoja per te “lirue te krishtenet nga barbaria muslimane.” Por do te ishte, pa dyshim, ma e sakte te quhej “Kryqzate per Orthodoksine dhe per zhdukjen e shqiptarve”. Pa e zmadhue aspak gjate ketij sulmi 25000 shqiptare u zhduken nga faqja e tokes arbnore. Duhet te vehet ne dukje se, tuej marre parasyshe vrullin fillestare te kesaj lufte, terbimi serb ishte drejtue, ne menyre te vecant, kunder katolikeve, per te friksue muslimanet te mos baheshin katolike, per arsye se ka pase njerez qe kane pas nderrue besimin.
Shkup, 24 Kallnduer, 1913-te
Lazer Mjeda
Kryeipeshv i Shkupit