Mediat greke në panik: Shqipëria e Bashkuar është e pashmangshme
Qasja e re e politikës zyrtare të Republikës së Shqipërisë ndaj çështjeve të pazgjidhura kombëtare, forcimi dhe shtrirja e lëvizjes mbarëkombëtare “Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar”, që synon çlirimin dhe bashkimin fizik të trojeve shqiptare në një shtet kombëtar shqiptar dhe ndryshimet gjeopolitike në rajon dhe botë kanë alarmuar mediat dhe politikën zyrtare greke. Pentapostagma ka paralajmëruar për zhvillimet e fundit në Ballkan, ku veçon takimin mes kabinetit të qeverisë shqiptare dhe ambasadorit të SHBA-ve Donald Lu, duke theksuar se po pregaditet rirregullimi i kufijve të Ballkanit, duke përfshir edhe rirregullimin e kufijve të Greqisë.
Hapësirë të posaqme i kanë dhënë edhe modernizimit të fundit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e cila është ndihmuar nga SHBA për modernizimin e ushtrisë shqiptare me mjete të teknologjisë së fundit të automjeteve dhe armëve luftarake, konform standardeve që përdorin ushtritë e NATO-s. Kjo ndihmesë e ushtrisë amerikane për forcat e ushtrisë shqiptare si duket ka vënë në siklet jo vetëm mediat greke, por edhe shtetin fqinjë grek, i cili aktualisht ka nën sundim një hapësirë të konsiderueshme të trojeve shqiptare. Pentapostagma, në të njëjtën kohë, alarmon opinionin grek, për forcimin dhe zgjërimin e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, që sipas tyre thuhet që synon krijimin e Shqipërisë së Bashkuar, që mediat greke qëllimisht e paraqesin me termin e gabuar “Shqipëri e Madhe”, e cila përfshin të gjitha trojet shqiptare, që aktualisht janë të pushtuara nga shtetet fqinje Greqia, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia. Më tutje theksohet se që nga themelimi i Lëvizjës për Shqipëri të Bashkuar në korrik të vitit 2016, kryetari i LSHB-së, Tahir Veliu promovon në mënyrë aktive jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar, madje poashtu alarmon për botimin e librit si platformë ideologjike “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”, libër që ofrohet në mbarë tregun ndërkombëtar përmes Amazon, EBAY dhe platformave të tjera shpërndarëse, e që paraqet një studim të hollësishëm dhe ofron zgjidhjen për çështjen shqiptare.
Asgjë nuk është e rastit dhe të gjithë lëvizin sipas planit të organizuar. Pentapostagma shpreh zhgënjimin e saj, që edhe pse Greqia dhe Serbia kanë shpallur kryetarin e LSHB-së person të padëshiruar, ai prapë lëvizë lirshëm në SHBA, siç ishte rasti i fundit ku në janar të këtij viti, Veliu morri pjesë në themelimin e Degës së LSHB-së në New York. Shovinizmi mediatik grek shkon aq largë sa që kryetarin e LSHB-së e quajnë “shqiptaro-fashist” që ngriti flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në New York. Padyshim, shkelja dhe mohimi i vazhdueshëm i të drejtave themelore e kombëtare të shqiptarëve dhe arvanitasve në Greqi ka ndikuar në ngritjen e popullaritetit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në trojet shqiptare nën Greqi. LSHB me aktivitetet e saj ka rikthyer shpresën e popullit shqiptar, që përfundimisht çështja shqiptare të zgjidhet drejtë, sipas të drejtës së ligjshme dhe të patjetërsueshme të kombeve për të jetuar të lirë dhe të bashkuar, në përputhje me të drejtën e kombeve për vetëvendosje dhe dekolonizim.