Neranxi: Gezuar diten e lirise e dashur Kosove!
Biznesmeni i sukseshem himarjot Nikollaq Neranxi demosntron edhe nje here pergjegjshmeri qytetare dhe politike ndaj zhvillimeve aktuale, kete here per Kosoven.
Ai, ndersa e sulmojne me padrejte si “grek” per organizimet dhe protestat e realizuara ne Himare ne mbrojtje te prones se familjes se tij dhe Komunitetit Himarjot, po duke u mbeshtetur tek e drejta e Prones qe lidhet drejtpërsëdrejti me Familjen si institucioni baze i një shoqërie, i uron Kosoves pervjetorin e Pavaresise.
Nje qytetar si Neranxi nuk mund te linte pa permenduar edhe natyren lufturake te Popullit te Kosoves per te nderuar token e te pareve te tyre, padyshim duke aluduar te njeten gje per Himaren.
Nikollaq Neranxi nuk e ka permendur kurre perkatesine e tij etnike ne te gjitha organizimet dhe aktivitetin e tij publik. Duket se jo rastesisht atij i pelqen shtetesia dhe qytetaria europiane ketij vendi.
Ja statusi i plote i Neranxit ne profilin e tij ne Facebook:
Syte e tu mund mund te shohin drejt botes, por rrenjet e tua jane ne vendin tend. Nje njeri qe nuk lufton dhe nuk e nderon token e tij, nuk nderon dhe nuk respekton as veten. Filozofet me te medhenj te te gjitha koherave kane pohuar se nuk ka dhimbje me te madhe sesa te humbasesh token ku ke lindur. Prandaj per popullin e Kosoves, data 17 shkurt eshte nje dite e shenjte. Jane nje popull qe ka emigruar shume, por ama kembet i kane pasur gjithnje te ngulura fort ne dheun e tyre dhe kjo eshte krenaria e tyre! Gezuar diten e lirise e dashur Kosove!