Putin: NATO kërkon përplasje
Gjatë takimit të vjetor të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se NATO është duke nxitur Rusinë drejt një konfrontimi.
Sipas njoftimit të Kremlinit, Putin ka sjellë në kujtesë samitin e NATO-s në Korrik të vitit 2016, ku sipas Presidentit, për herë të parë që nga viti 1989 NATO e kishte përshkruar Rusinë si kërcënim të madh për sigurinë.
Po ashtu, Putin akuzoi NATO-n për përshpejtimin e procesit të vendosjes së armeve strategjike dhe konvencionale përgjatë kufijve të shteteve të veta anëtare.
Putin ka theksuar se Rusia duhet të forcojë punën me partnerët në organizata si OKB-ja, Organizata e Traktatit Kolektiv të Sigurisë dhe Organizata e Bashkëpunimit e Shangait.
Please follow and like us: