Shkencëtarët: 10 femrat më të bukura në botë
Është konstatuar shkencërisht që këto janë femrat më të bukura deri tani, me proporcione perfekte të fytyrës.
Julian de Silva, nga Qendra për kozmetikën e avancuar faciale dhe kirurgjinë plastike nga Londra, ka kombinuar konceptin e lashtë të artë filozofik të prerjes Fi me hartën e kompjuterizuar të fytyrave në mënyrë që të përfitojë proporcionet perfekt të fytyrës.
Ky koncept është testuar në fytyrat e disa femrave të njohura dhe ka zbuluar se çfarë i bën të bukura.
Dhe derisa nuk ekziston konkludim përfundimtar se ç’është bukuria, sepse ajo është gjë subjektive- ky hulumtim mund të na japë supozimet përse disa njerëz na janë tërheqës.
“Me ndihmën e teknologjisë moderne, kemi arritur të zgjidhim disa mistere mbi tërheqshmërinë e e disa njerëzve”, thotë Silva për revistën amerikane Harper’s BAZAAR.
Këto janë rezultatet e fituara mbi femrat më të bukura në botë:
1) Amber Heard (91.85%)
2) Kim Kardashian (91.39%)
3) Kate Moss (91.06%)
4) Emily Ratajkowski (90.8%)
5) Kendall Jenner (90.18%)
6) Helen Mirren (89.93%)
7) Scarlett Johansson (89.82%)
8) Selena Gomez (89.57%)
9) Marilyn Monroe (89.41%)
10) Jennifer Lawrence (89.24%)