Albspirit

Media/News/Publishing

Skandal i madh në Tiranë/ Mediat italiane: Si blihet titulli diplomatik i OKB

Emisioni investigativ italian “Striscia la Notizia” ka zbuluar një skandal të madh në Shqipëri. Italianët zbardhin skemën e mashtrimit që ndodh në Tiranë. Sipas tyre, një person i quajtur Shefki Hysa ka themeluar një organizatë të dyshimtë mashtruese, ku hiqet si pjesë e OKB-së.

Sipas tij, nëse paguan një tarifë prej 7,000 eurosh ata të pajisin me një kartë të veçantë, e cila sipas tyre, e shoqëruar bashkë me pasaportën normale në kufi merr vlerën e një pasaporte diplomatike, duke krijuar lehtësira me policinë. Gazetarët e emisionit të njohur italian u kamufluan si persona të interesuar dhe erdhën në Shqipëri për të folur më nga afër me këta persona.

Madje Shefki Hysa kishte arritur të dilte në fotografi me disa deputetë italiane dhe fotot me ta i shfrytëzonte për reklamë. Nuk dihet ende nëse ka ndonjë shqiptar të mashtruar nga kjo skemë.

Ju ftojmë të ndiqni videon e emisionit:

Please follow and like us: