Spanjë, gjykata dënon me tre vite burg kunatin e mbretit
Gjykata e Spanjës ka vendosur që të dënojë me burg Inaki Urdangarin-in, bashkëshortin e motrës së mbretit të vendit, Cristina di Borbone.
Të dy ishin të përfshirë në një nga skandalet më të mëdha në vend, për përvetësim të të ardhurave në mënyrë të paligjshme.
Kunati i mbretit spanjoll u dënua me tri vite e gjysmë heqje lirie, ndërkohë që ndaj Cristina-s, akuzat u rrëzuan. Megjithatë ajo duhet që të paguajë 265 mijë euro gjobë për përgjegjësi civile.
Të dy akuzoheshin se nëpërmjet një fondacioni për organizim eventesh kishin përfituar deri në 6 milionë euro.
Please follow and like us: