Ina Rama dhe Shpresa Becaj mes aplikantëve fitues të OMN-së
Nga totali i 190 aplikimeve, Avokati i Popullit ka publikuar listën me 29 aplikantët që kanë plotësuar kriteret për organet e vettingut.
Menjëherë pas publikimit të listës së fituesve ka reaguar ish- Ministri, Ylli Manjani, i cili ngre dyshime mbi fituesit.
Vetem 29 aplikante nga 190 që kishin aplikuar plotesojnë kriteret për organet e vettingut; Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Kolegjin e Apelimit dhe Komisionerin Publik.
Avokati i Popullit ka publikuar listat me emrat që kanë kaluar provën dhe me ata që nuk i kanë përmbushur kriteret.
Referuar numrit total të aplikimeve dhe pritshmërive për këto institucione, shifra e fituesve është tejet e ulët.
Nga keta jane 13 aplikante që plotesojne kriteret për të gjitha pozicionet e trupave të vettingut, 2 për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, 8 për Kolegjin e Apelimit dhe 6 për Komisionerët Publik.
Ndër aplikuesit qe plotësojne kriteret gjendet ish- kryeprokurorja Ina Rama, ish-kryetarja e Gjykates se Lartë Shpresa Becaj dhe Sekretarja e Pergjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla.
ONM do të marrë në dorë proçesin për të verifikuar kandidatët që plotësojnë kriteret e integritetit moral.
Pas publikimit të listës ka reaguar ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në rrjetin social Facebook.
“Pershëndetje,Nga 29 kandidatët e filtuar për t’u zgjedhur në komisionet e Vetting, 3 prej tyre kanë qenë ose janë në ndjekje penale!Një e katërt ska punuar asnjë ditë juriste!
Një i pestë është ende punonjës i prokurorisë, por me mbështetje të fortë politike..!Nuk e di a i ka parë OMN..!” shkruan Manjani duke hedhur kështu dyshime.