Albspirit

Media/News/Publishing

Letra më e bukur e dashurisë në histori

 

Në javën e Shën Valentinit, mediat angleze kanë ribotuar atë që është vlerësuar si letra e dashurisë më e bukur e të gjitha kohërave. Ata që pëlqejnë muzikën e Johnny Cash, e njohin pasionin e tij të çmendur për të shoqen, June. Në prag të Shën Valentinit, një letër që ai i dërgonte të shoqes me rastin e 65- vjetorit të lindjes është votuar si letra e dashurisë më e bukur në botë.

Letra është shkruar në vitin 1994.

Në letër ai shkruante: “Po plakemi dhe po mësohemi me njëri- tjetrin. Mendojmë njësoj. I lexojmë mendjen njëri- tjetrit. E dimë se çfarë duam pa pyetur. Ndonjëherë e irritojmë njëri- tjetrin nga pak. Ndoshta ndonjëherë e marrim njëri- tjetrin si të dhënë”. “Por ndonjëherë, si sot, meditoj për këtë dhe e kuptoj sa me fat jam që kam ndarë jetën me gruan më të madhe që kam takuar ndonjëherë”. “Ti më magjeps sërish dhe më frymëzon. Ti ndikon për mirë tek unë. Je objekti i dëshirës sime, arsyeja numër një në botë për ekzistencën time. Të dua shumë”.

Please follow and like us: