Albspirit

Media/News/Publishing

Princesha e Spajnës lirohet nga akuzat për mashtrim tatimor

Princesha e Spanjës Cristina, motra 51-vjeçare e Mbretit Felipe dhe e gjashta në radhë për fronin, u shpall e pafajshme në gjyqin për mashtrim tatimor.

Megjithatë, burri i saj, Inaki Urdangarin, u dënua me gjashtë vjet e tre muaj burgim nga gjykata në Majorka.

Urdangarin është akuzuar për shfrytëzimin e lidhjeve të tij mbretërore për të gjeneruar të ardhura në biznes.

Rasti ka nisur qysh në vitin 2010 dhe në të kanë qenë të përfshirë edhe 16 të pandehur të tjerë, në mesin e tyre ish-ministri qeveritar, Jaume Matas, i cili është dënuar me tre vjet e tetë muaj burgim.

Ish-partneri në biznes i Urdangarinit, Diego Torres, është dënuar me tetë vjet e gjashtë muaj, ndërsa nëntë të pandehur të tjerë janë liruar.

Princesha Cristina, e cila tani jeton në Zvicër, ka qenë anëtarja e parë e familjes mbretërore të Spanjës që është gjykuar, që nga rivendosja e monarkisë më 1975.

Please follow and like us: