Rusia: Duhet një rend botëror më i barabartë
“Aseti botëror njëpolar nuk mund të jetë afatgjatë. Liderët botërorë duhet të krijojnë një rend botëror më të barabartë”.
Kanë qenë këto fjalët e ministrit të Jashtëm rus, Serghei Lavrov, në samitin që po zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.
“Jemi kategorikisht kundër me kë akuzon Rusinë dhe qendrat e reja influente botërore, se po përpiqet të dëmtojë rendin botëror liberal”, ka thënë Lavrov.
I cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”, shefi i diplomacisë ruse ka nënvizuar se kriza e modelit njëpolar ishte e pritshme.
“Kjo ishte e pritshme në një kohë kur arkitektura ekonomiko-politike e globalizimit është realizuar si një instrument për të garantuar rritjen e një klubi shtetesh elitare dhe dominimin e tij mbi të tjerët”, ka thënë Lavrov.