Albspirit

Media/News/Publishing

Thirrja e Berishës, çfarë po kërkon ish-Kryeministri

Ish kryeministri Berisha u bëri thirrje sot të gjithë shqiptarëve përfshirë edhe ata në Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe vende të tjera të Europër ti bashkohen protestës. “Ftoj të gjithë shqiptarët që janë edhe jashtë Shqipërisë të mbështesin dhe të marrin pjesë në protestë. Nuk ka komb shqiptar pa një Tiranë pa bandidokraci”, deklaroi Berisha.

Ai tha se protesta do të vazhdojë deri në largimin Edi ramës që sipas tij doli nga gjirizët e bllokut dhe do të dërgohet në plehrat e historisë.

Fotografia e Sevalgon Berisha

Sipas Berishës protesta ka arritur në pikën e vlimit dhe se tashmë nuk ka më kthim pas.

Në lidhej em deklaratë të Tahirit për protestuesit Berisha tha se me 21 janar të 2011 protestuesit i vrau Edi Rama që donte të mbante fjalim atë ditë nga ndërtesa e kryeministrisë. “Sot ai nuk ndodhet ën zyrë, por në resortet e skive në Sharr”, shpjegoi Berisha.

Ish-kryeministri më pas tha se do t’i kthehej cadrave në shesh sipas mundësive ndërkohë q ëme shpirt ishte 24 orë me ta.

Please follow and like us: