Ylli Manjani: Protesta e opozitës e ka arritur qëllimin e saj
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar protestën e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë natës. Gjatë një prononcimi për televizionin pranë PS, Report TV, Manjani e konsideroi legjitime protestën e opozitës. “Ajo që është e rëndësishme, protesta e opozitës e arriti qëllimin e saj. Është vënë në axhendën politike çështja e besueshmërisë së zgjedhjeve dhe meriton diskutim shumë të gjerë”, u shpreh Ylli Manjani.
Ish-ministri i LSI deklaroi gjithashtu se mbetet për t’i diskutuar në lidhje me krijimin e një qeverie teknike, pasi siç tha ai, në politikë çdo gjë negociohet.
Please follow and like us: