Albspirit

Media/News/Publishing

Çadra me helm dhe vrasja në Londër e Georgi Markovit

Georgi Ivanov Markov ishte një shkrimtar disident bullgar.

Markovi kish punuar fillimisht si shkrimtar dhe dramaturg në vendin e tij, që atëherë qeverisej prej regjimit komunist në Todor Zhivkovit. Në 1969, Markovi u arratis nga Bullgaria. Ai punoi si gazetar në BBC, në Radio Free Europe, të financuar prej SHBA si dhe në Deutsche Welle. Markovi i përdori këto radio për të realizuar një fushatë kritikash sarkastike ndaj regjimit bullgar.

Vrasja

Agjentë të shërbimit të fshehtë bullgar (Darzhavna Sigurnost), të ndihmuar nga KGB kishin bërë dy herë përpjekje, të dështuara, për të vrarë Georgi Markovin. Në 7 shtator 1978, Markovi ishte duke ecur përgjatë Urës së Vaterlosë mbi Lumin Tamiz në Londër, dhe po priste në një stacion autobusi, për të shkuar drejt vendit të tij të punës në BBC. Ai ndjeu një dhimbje të mprehtë, si një pickim insekti, në pjesën e pasme të kofshës së djathtë. Ktheu kokën prapa dhe pa një burrë që po merrte një çadër nga toka. Burri nxitoi drejt anës tjetër të rrugës dhe hipi në një taksi. Ngjarja kujtohet si “Vrasja me çadër”. Mendohet që vrasësi ka qenë Francesco Gullino, me emrin e koduar “Piccadilly”.

Pickimi

Kur mbërriti në punë në zyrat e BBC, Markovi vërejti që një puçërr e kuqe ishte formuar përreth vendit ku kish ndjerë pickimin dhe dhimbja nuk ishte ndaluar apo pakësuar. Ai i rrëfeu njërit prej kolegëve në BBC për incidentin. Atë mbrëmje pati ethe të forta dhe u shtrua me shpejtësi në spitalin e St James në Balham, ku ndërroi jetë 4 ditë më vonë, në 11 shtator 1978, në moshën 49 vjeç. Shkaku i vdekjes ishte helmimi me ricinë.

Varri i Markovit ndodhet në një oborr kishe në Kishën e St Candida and Holy Cross, në Dorset.

Please follow and like us: