Kina u bashkohet sanksioneve kundër Koresë së Veriut
Kina ka njoftuar se do të ndërpresë importin e qymyrit nga Korea e Veriut përgjatë gjithë vitit 2017.
Lajmin e ka komunikuar në faqen e saj të internetit Ministria e Tregtisë, sipas të cilës kjo masë do të hyjë në fuqi ditën e nesërme, e dielë.
Lëvizja e qeverisë së Pekinit, e miratuar dhjetorin e kaluar, synon të përforcojë sanksionet e OKB-së pas testet balistike dhe bërthamore të Penianit.
Sipas analistëve, qeveria kineze është irrituar tej mase nga testet e fundit të Koresë së Veriut, si dhe nga vrasja në Malajzi e Kim Jong nam, gjysmëvëllai i liderit Kim Jong un.
Please follow and like us: