Klement Balili ka përgjuar ministrat të cilët nuk kanë guxim ta kapin
Në periudhën 29-vjeçare kur Foos kreu vëzhgimet e tij, teknologjia ishte e prapambetur. Por sot është shumë më ndryshe. Sot pronarët si Foos nuk e kanë të nevojshme të bëjnë “kafaze të rremë ventilimi” në dhomat e moteleve apo hoteleve të tyre. Sot kryen punë lehtë nëpërmjet teknologjisë së avancuar. Mjafton një kamera e vogël, vënë në vendin e duhur dhe kjo bëhet arma e tyre. Mbase rrëfenja e Gerald Foos e kaloi lehtë pasi për 29 vite në motelin e tij nuk erdhi kurrë asnjë i famshëm. Çdo të ndodhte nëse fjala bie, në të do kishin vajtur njerëz me pushtet, njerëz të njohur dhe politikan?
Së fundmi në Shqipëri bëri bujë deklarata e ish-Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, se ministra të Qeverisë frekuentonin Hotelin e të shumë-kërkuarit Kelment Balili. Mbase Balili përveçse i denjë për nofkën “Escobari i Ballkanit” mund të jetë i denjë edhe për nofkën “ Foosi i Shqipërisë”. Mbase përgjimet e tij ndaj këtyre njerëzve me pushtet, dhe jo lidhjet miqësore me ta, është ndër armët që e mbajnë atë të lirë dhe kaq të pa-prekshëm.
Në hotelin “Santa Quaranta”, kanë pushuar sa e sa modele, këngëtare shqiptare, Manjani deklaroi që edhe krerë politik, apo oficerë policie. Kujtoj që disa nga liderët politik kanë qenë edhe në inaugurimin e këtij kompleksi. Por policia gjatë kontrollit të imtësishëm në hotelin e tij nuk gjeti asnjë të dhënë nga kamerat e sigurisë. Kështu ngrihen disa pyetje, ku janë këto filmime? Çfarë kanë filmuar ato kamera? Të cilat përveçse mund të ndihmojnë në dhënin e detajeve për kapjen Balilit; a do mund të nxjerrin zbuluar edhe disa nga politikanët?
Mund të ketë politikan që kanë qenë me femra siç tha Manjani, por mund të ketë edhe nga ata që janë takuar, kanë biseduar, darkuar, bashkëounuar me atë që njihet sot si “Eskobari i Ballkanit”.
Ka dy rrugë, ose ato filmime janë zhdukur, ose pse jo, po përdoren nga Balili si një formë shantazhi i fortë ndaj politikanëve./opinion.al/