Manjani nxjerr “zbuluar” Ramën: 3 nga personat që do bëjnë Vettingun, me precedentë
Ylli Manjani, ish-Ministri i Drejtësisë, ka vijuar sot akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.
Këtë radhë ai e ka akuzuar shefin e qeverisë, lidhur me procesin e Vettingut. Përmes një postimi në Facebook, Manjani thekson se 3 nga 29 kandidatët e përzgjedhur për Komisionin e Vettingut kanë precedentë penalë. Madje sipas tij një e katërta e tyre nuk ka punuar asnjë ditë si juristë. “Përshëndetje, Nga 29 kandidatët e filtuar për t’u zgjedhur në komisionet e Vetting, 3 prej tyre kanë qenë ose janë në ndjekje penale! Një e katërta s’ka punuar asnjë ditë jurist! Nuk e di a i ka parë OMN..!”, shkruan Manjani.
Please follow and like us: