Moska zhgënjhet nga zëvendëspresidenti amerikan
Moska është “e zhgënjyer” nga deklaratat e zëvendës presidentit amerikan, Michael Pence rreth përgjegjësisë së Rusisë për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut. E ka deklaruar Konstantin Kosachyov, kryetar i komitetit të punëve ndërkombëtare të Këshillit të Federatës, për agjencinë Interfax. “Qëndrimi i përsëritur nga Michael Pence, në bazë të të cilit Rusisë i duhet të vazhdojë të marrë e vetme përgjegjësinë për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut është zhgënjyese,” u tha gazetarëve Kosachyov në Mynih. Kjo qasje, shpjegoi ai, “i lejon qeverisë së Kievit që të sabotojë vazhdimisht marrëveshjet e Minskut, sepse me sa duket zgjidhja e krizës në Donbass është dytësore, në krahasim me dëshirën për hakmarrje ndaj Rusisë”.